Kylian Mbappe tashmë është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.
Ylli francez i kaloi me sukses sot vizitat mjekësore dhe më pas erdhi momenti i shumëpritur.
Nënkampioni i botës e ka nënshkruar kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2029.
Në nënshkrimin e kontratës pesëvjeçare prezent ishte edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili po ashtu e nënshkroi pjesën e tij.
Gjithashtu, dyshja u prezantua para mediave me fanellën me numrin 9, të cilën do ta veshë ish-futbollisti i Monacos në Madrid.