By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Lajme

Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

E përditësuar: 25.04.2024
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se Evropa po përballet me një kërcënim ekzistencial nga agresioni rus, duke bërë thirrje që kontinenti të miratojë një strategji “të besueshme” të mbrojtjes dhe të varet më pak nga Shtetet e Bashkuara.

Ai e përshkroi sjelljen e Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, si “të papërmbajtshme” dhe tha se më nuk është e qartë se ku janë “kufijtë” e Moskës.

Macron po ashtu ngriti alarmin për atë që e përshkroi si mosrespektim të rregullave ndërkombëtare të tregtisë nga SHBA-ja dhe Kina, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rishikojë politikën e tij tregtare.

“Evropa jonë sot është e vdekshme dhe mund të vdesë”, tha ai.

“Mund të vdesë dhe kjo varet nga zgjedhjet tona”, tha Macron, duke paralajmëruar se Evropa nuk është “e armatosur kundër rreziqeve me të cilat ne përballemi” në botë ku “rregullat e lojës kanë ndryshuar”.

“Gjatë dekadës së ardhshme… rreziku do të jetë i madh që Evropa të dobësohet”, shtoi ai, duke theksuar edhe rrezikun që vjen nga Irani, nëse shteti siguron armë bërthamore.

Macron udhëheq konceptin e autonomisë strategjike evropiane në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, duke argumentuar se Evropa duhet të përballet me krizat sikurse lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pa u varur nga SHBA-ja.

Ai bëri thirrje që Evropa të marrë në duar fatin e saj, duke thënë se në të kaluarën kontinenti varej nga Moska për energji dhe nga Uashingtoni për siguri.

Macron tha se është e nevojshme që Evropa të forcojë sigurinë, në mënyrë që Rusia të mos e fitojë luftën kundër Ukrainës.

“Ne duhet të ndërtojmë këtë koncept strategjik të mbrojtjes së besueshme evropiane për veten tonë”, tha presidenti francez.

Ai tha se muajt e ardhshëm do të kërkojë nga partnerët evropianë që të bëjnë propozime për këtë çështje, duke shtuar se Evropa duhet të ndërtojë kapacitetet e veta për mbrojtje në fushën kibernetike.

OdeonPress 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?