Lista Serbe ankohet në Kushtetuese pas votimit për nënkryetarët e Kuvendit
Lista Serbe ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke pretenduar për “shkelje të rëndë të të drejtave të popullit serb” në seancat e Kuvendit.
Sipas tyre, votimi për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet është zhvilluar në kundërshtim me parimet kushtetuese.
“Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë dhe populli serb nuk ka mundësi t’i ushtrojë të drejtat e tij të garantuara”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Ata kanë bërë thirrje që Kushtetuesja të reagojë sa më shpejt. “Presim që Gjykata Kushtetuese të marrë masa urgjente për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe të drejtat e popullit serb, në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.