Limaj shmang përgjigjen për koalicion me Kurtin: Thirrje deputetëve ta votojnë raportin për mandatet

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk ka treguar nëse ekziston një marrëveshje për koalicion me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme nga gazetarët pranë Kuvendit të Kosovës.

Limaj nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, por theksoi rëndësinë e votimit të raportit për verifikimin e mandateve nga të gjithë deputetët.

“Secili deputet duhet ta kryejë detyrën e vet. Besoj që deputetët duhet ta votojnë veten e tyre”, u shpreh ai shkurtimisht për media.