Limaj pas votimit për Haxhiun: Këto procese kërkojnë marrëveshje, ne nuk kemi asnjë të tillë

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, reagoi shkurt pas dështimit të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke theksuar mungesën e marrëveshjeve politike.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje. Siç dihet, këto procese kërkojnë marrëveshje. Ne nuk kemi asnjë të tillë me askënd”, u shpreh Limaj para mediave.