Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit mbetet i pandryshuar.
“Qëndrimi dhe votimi ynë është i njëjtë si në rastet e kaluara”, u shpreh shkurt Limaj para gazetarëve në Kuvend, duke mos komentuar më tej.
Edhe partitë e tjera opozitare kanë theksuar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se Albulena Haxhiu do të propozohet sërish për postin e kryeparlamentares. /Express/