Kuvendi rikthehet në funksion – Dimal Basha kryeparlamentar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Basha arriti të sigurojë jo vetëm votat e grupit të tij parlamentar, por edhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, nga radhët e AAK-së nuk e mbështeti deputetja Time Kadriaj, e cila votoi ndryshe nga kolegët e saj.