Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, është konsideruar si sensacion i këtij Kampionati Evropian.
Por, në fund u kuptua se ai ka një të dashur, e cila bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjet.
E dashura e përfolur e Lamine Yamal thuhet se është Alex Padilla.
Alex ndoqi ndeshjet e Spanjës gjatë EURO 2024 në shoqërinë e familjes së Lamine.
Pesë gjëra që duhet të dini për Alex Padilla:
– Alex Padilla është studente me banim në Barcelonë.
– Burimet tregojnë se Padilla është në të njëjtën moshë me të dashurin e saj, Lamine Yamal, duke përgënjeshtruar thashethemet se ajo është më e madhe se futbollisti.
– Alex është aktive në rrjetet sociale dhe ka mbledhur mbi 200 mijë ndjekës në TikTok, vetëm disa ditë pas lidhjes së saj me yllin e futbollit.
– Pavarësisht thashethemeve, Padilla nuk ka konfirmuar apo mohuar lidhjen e saj me Lamine Yamal.
– Ajo është një partnere shumë mbështetëse.