Kurti sërish injoron gazetarët, nuk përgjigjet për seancën e sotme

Kurti sërish shmang pyetjet e gazetarëve për seancën konstituive

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe një herë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Kurti ka shmangur deklarimin për media në disa raste radhazi, duke mos ofruar asnjë koment për zhvillimet politike dhe përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Më herët, si shenjë proteste për mungesën e transparencës, gazetarët kanë lëshuar mikrofonat në tokë gjatë një daljeje të Kurtit nga Kuvendi. /Express/