Kurti nuk jep përgjigje për dorëheqjen e Aliut: S’është momenti i duhur

Kurti shmanget për dorëheqjen e Liburn Aliut: “Nuk është as vendi, as dita për këtë çështje”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë dorëheqjen e Liburn Aliut nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës, pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët, Kurti tha shkurt se nuk është momenti i duhur për këtë temë.

“Nuk është as vendi, as dita për këtë,” u shpreh ai.

Këto deklarata Kurti i dha gjatë homazheve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë.