Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të presë sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media. Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 18:40.
Përpara këtij takimi, Costa do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë, dje u bë e ditur se Kurti kishte udhëtuar në Poznan të Polonisë për të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës IMPACT 2025.
Vizita e Costas është pjesë e një turneu në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Të martën ai vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ndërsa sot paradite ndodhej në Mal të Zi. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Shqipëri, ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.