Në ceremoni morën pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe ministri Xhelal Sveçla, së bashku me personalitete të tjera të shquara
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë disa fotografi nga ceremonia zyrtare e përvjetorit të 25-të të Policisë së Kosovës. Në postimin e tij në Facebook, Kurti ka përshkruar policinë si një shërbim të angazhuar për qytetarët, duke theksuar besnikërinë ndaj betimit të dhënë dhe vetëmohem për Republikën dhe ligjet e saj. Ai ka shkruar: “Shërbim për qytetarët, pa dallim. Besnikëri të përhershme ndaj betimit të dhënë. Vetëmohim për Republikën dhe ligjet e saj. Kjo është policia jonë.”
Ceremonia përkujtimore për 25-vjetorin e Policisë së Kosovës ka qenë një ngjarje e rëndësishme, ku përveç Kryeministrit Kurti, kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe personalitete të tjera të njohura. Ky përvjetor është një mundësi për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e policisë në mbrojtjen e ligjit dhe sigurisë në vend.