Procesi i numërimit të votave vazhdon: 46.19% e vendvotimeve të numëruara deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 sot, 15 shkurt 2025, janë numëruar 46.19% e votave të kandidatëve për deputetë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Kjo përfaqëson 1,170 nga 2,533 vendvotimet totale.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në 9 Qendra Komunale të Numërimit (QKN), përkatësisht në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Ndërkohë, në orën 16:00 ka filluar numërimi i votave edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.
Në përgjithësi, procesi i numërimit po vazhdon në 26 Qendra Komunale të Numërimit, ku punimet janë duke u zhvilluar sipas planifikuar. KQZ-ja vazhdon të japë informacione të përditësuara ndërsa procesi përparon.