Kosova do të bëhet së shpejti shtëpi e përkohshme për 85 shtetas nga Afganistani.
Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e Qeverisë, ku ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla propozoi vendimin për strehimin e shtetasve afganë, duke u bazuar në vlerat tona në mbështetje të të drejtave njërzore, mikërpitjes dhe solidaritetit, raporton Zeri.info.
“Porpozoj para jush ofrimin e mbrojtjes së perkohshme për një grup të identifikuar prej 15 shtetasve afganë së bashku me anëtarët e familjes së tyre, në total 85 persona”, tha Sveçla.
Ky propozim mori miratimin e të gjithë anëtarëve të Qeverisë.