09.01.2026
Sot në Prishtinë zhvillohet konferenca ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Aktiviteti fillon në orën 09:00 dhe do të mbledhë përfaqësues të lartë shtetërorë, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe ushtarakë, si dhe përfaqësues diplomatikë nga shtetet partnere të Kosovës.
Ky event synon të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë, duke promovuar partneritetet strategjike të Kosovës me aleatët e saj.