
Përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan Kim Kardashian për veshjet e saj të kuqe gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian, Anant Ambani, me Radhika Merchant në Mumbai. Ngjyra e kuqe zakonisht është e rezervuar për nuset indiane. Kardashian, 43 vjeçe, u shfaq me dy veshje të ndryshme të kuqe, një të premten dhe një të dielën, të mbushura me bizhuteri të llojllojshme, përfshirë një zinxhir diamanti 70 karatësh. Fansat komentuan se kjo ngjyrë nuk është e përshtatshme për dasmat indiane.