KFOR-i ndërron komandën: Gjeneralmajori italian Enrico Barduani merr drejtimin

Më 11 tetor, Gjeneralmajori Enrico Barduani do të zëvendësojë Gjeneralmajorin Ozkan Ulutash si komandant i KFOR-it në një ceremoni të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Foto arkiv e helikopterit të KFOR-it
Foto arkiv e helikopterit të KFOR-it.

Më 11 tetor komanda e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, do t’i kthehet italianëve.

Në pozitën e komandantit të KFOR-it, në vend të gjeneralmajorit Ozkan Ulutash do të vie gjeneralmajori Enrico Barduani.

Ulutash ishte komandanti i 28 i KFOR-it deri Barduani do të jetë i 29-ti.

Sipas njoftimit të misionit të Aleancës Veriatlantike në Kosovë, ceremonia e ndërrimit të komandës do të bëhet në ora 9:30.

Ngjarja kryesohet nga Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch.