KESCO gjobitet me 25 mijë euro për shpërndarjen e faturave pa zarfa
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur kompaninë KESCO me 25 mijë euro për shkelje të privatësisë së qytetarëve, pas padisë së ngritur nga Nol Nushi i Partisë Socialdemokrate (PSD).
Në një postim në Facebook, Nushi njoftoi për vendimin, duke theksuar se ankesa ishte bërë në mars, pas raportimeve të shumta nga qytetarët për faturat e shpërndara pa zarfa.
“Ditë e mirë me ju tregu që ankesa jonë ka pasë efekt. Në mars, bashkë me shumë prej jush që më kishit dërguar fotografi, bëra ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO që na sillte faturat pa zarfa. Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjencia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCOn me 25.000 euro gjobë. Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët, sepse kanë pasur më shumë se gjashtë muaj kohë të mos e përsërisin shkeljen. Ta shohim a do ta bëjnë sërish”, ka shkruar ai.
Vendimi vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme për ruajtjen e të dhënave personale të konsumatorëve.