I dyshuari për aksidentin që rezultoi në fatalitet dje në Astrazub të Malishevës është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës ka konfirmuar këtë informacion përmes raportit të saj 24-orësh.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në raport.
Sipas informacioneve, aksidenti i rëndë ka shkaktuar vdekjen e një gruaje shtatzëne.