By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në
Lajme

Hill: Kurti duhet të punojë më shumë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit e palës tjetër, ekziston perceptimi që Kosova s’po punon me SHBA-në

E përditësuar: 09.12.2025
Shpërndaje
3 Min Lexim
Shpërndaje

Diplomati amerikan, Christopher Hill, në një intervistë për Euronews Albania është pyetur edhe për kritikat e tij që i ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hill duke folur për përvojën e tij të madhe në negociata, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dëgjosh personin tjetër që po e jep opinionin e tij.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd ka thënë se Kurti duhet të punojë më shumë në vështrimin e qëndrimit të palës tjetër.

“Z. Kurti duhet të bëjë një punë më të mirë në të dëgjuarit dhe të kuptuarit se si ana tjetër i sheh gjërat”, ka thënë Hill.

Sa i përket raportit aktual në mes të SHBA-së dhe Kosovës, Hill ka thënë se është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me Amerikën dhe se kur një perceptim i tillë ekziston është shumë e vështirë të ndryshohet.

“Aktualisht Është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me ne dhe se është shumë e vështirë për të ndryshuar një perceptim të tillë kur ai ekziston”, ka thënë tutje Hill.

“Mendoj se ka mungesë besimi, ka mungesë të modeleve të bashkëpunimit dhe ka mungesë të të kuptuarit se cili është problemi. Kryeministri Kurti nuk ka menduar se populli serb do të ketë një agjendë komplet të vetën, në mënyrë që të largohen komplet nga Kosova dhe të ndryshojnë kufijtë ndërkombëtar, ose çka ne nënkuptojmë si kufij ndërkombëtar. Mendoj se ka mungesë besimi aty”., ka shtuar tutje diplomati amerikan.

Hill ka thënë se Kosova duhet që të vuaj “pasojat” e të qenit shtet i pavarur dhe se s’duhet që të pres nga shtetet e tjera që t’ia menaxhojnë problemet dhe t’iu kërkojë shteteve të tjera që të vendosin sanksione palëve të tjera.

“Duhet të ketë përpjekje më serioze që Kosova të merret me këtë çështje, s’mund të presin nga shtetet e tjera që të menaxhojnë problemet e tyre./ Ata donin të ishin të pavarur dhe duhet të vuajnë pasojat e të qenit të pavarur dhe pasojë e kësaj është që të mos shkohsh tek vendet e tjera e t’iu thuash që ne duam ta shtoni presionin dhe të vendosni sanksione palëve të tjera”, ka potencuar Hill.Euronews Albania

NA 09/12/2025 09/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Komandanti i KFOR-it e pret në takim gjeneralin Jashari, flasin për sigurinë dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë
Lajme 12/12/2025
Ushtarët e KFOR-it Forcojnë Aftësitë Kundër Dronëve në Trajnim të Specializuar
Lajme 12/12/2025
Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë, paralajmëron shefi i NATO-s
Lajme 12/12/2025
Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje që ishte raportuar si e zhdukur
Lajme 12/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?