Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Klinë të Pejës, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Sipas Policisë, të dyshuarit janë punëtorë të së njëjtës kompani.
Një prej tyre ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKFM të Klinës për trajtim mjekësor.
“Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Klinës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.