Albulena Haxhiu (VV), Vlora Çitaku (PDK) dhe Kujtim Shala (LDK) janë zgjedhur nënkryetarë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Nga votimi i zhvilluar sot, pro votuan 101 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër, ndërsa 9 deputetë abstenuan.
Me këtë, Kuvendi ka kompletuar strukturën udhëheqëse të tij pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Dimal Basha.