deklaroi se situata politike mbetet e pandryshuar dhe se partia e tij nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Megjithatë, Haradinaj u shpreh i hapur për të mbështetur një kandidat tjetër të propozuar nga Vetëvendosje.
I pyetur nëse është kontaktuar nga VV për ndonjë marrëveshje të mundshme, ai tha se nuk ka pasur një ftesë të tillë.
Sa i përket takimeve konsultative të ftuara nga Avni Dehari, Haradinaj theksoi se ato kanë pasur për qëllim “mirëmbajtjen e procesit”.