
Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka folur për bllokadat që u bënë ditë më parë në disa pika kufitare në veri të vendit.
Ai tha se grupe personash të maskuar në prani të policisë së Serbisë në kufi me Kosovën, por në territorin e Serbisë, bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtuar për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike.
Për këtë, Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë punuar nga minuta në minutë që planet e tyre të dështojnë, ashtu siç edhe ndodhi.
“Se kush është për mbyllje dhe kufizim e pamë edhe një herë në fund të javës së shkuar. Grupe personash të maskuar në prani të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës, por në territorin e Serbisë, bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar vetura e legjitimuar udhëtarë për të kuptuar përkatësinë e tyre etnike. Institucionet tona, policia dhe inteligjenca kanë punuar nga minuta në minutë që planet e tyre të dështojnë siç edhe ndodhi. Ka tepër punë që bëhen për të cilat nuk dihet fort në publik e s’ka aq diskutime në publik. Me këtë rast falënderoj të gjithë zyrtarët policorë dhe agjentët tanë të cilët janë kujdesur e përkujdesen çdo herë që publiku e qytetarët të shohin dhe jetojnë e përjetojnë vetëm rezultate pozitive përkundër planeve të këqija që synohen dhe nuk realizohen e nuk merren vesh asnjëherë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.