Rubin shfaq gatishmëri të jashtëzakonshme për dëshminë në Speciale: “Do ta mbaroja sot nëse është e mundur”
Ish-zyrtari i lartë amerikan dhe dëshmitari kyç në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve, James Rubin, tregoi përkushtim të madh gjatë paraqitjes së tij në Dhomat e Specializuara.
“Do ta mbaroja sot, nëse është e mundur”, tha Rubin, duke theksuar se ishte i gatshëm të qëndronte më gjatë në sallë dhe madje të siguronte vetë një dhomë hoteli, vetëm që procesi të mos zvarritej.
Por gjykatësi i bëri të qartë se seanca do të vazhdojë edhe nesër.
“Duhet të ktheheni nesër, zoti Rubin”, tha gjykatësi.
Rubin përsëriti gatishmërinë e tij: “Unë do ta mbaroja sot nëse është e mundur. Do të ishte më e lehtë për mua, për sa kohë do të keni nevojë për mua. Unë do të qëndroja nëse është nevoja, atëherë do të duhej të gjej një dhomë hoteli”.
Gjykatësi shtoi: “Po, duhet të qëndroni dhe të ktheheni nesër”.
Rubin e mbylli duke u shprehur: “Do të përpiqemi të jemi sa më efikas”.
(Burimi: Indeksonline)