Gjuajtje me armë në Dardani, pasagjerët plagosin taksistin

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes, raporton Ekonomia Online.

Sipas dëshmitarëve, një taksist i “Taxi ASI” është plagosur nga pasagjerët pas një mosmarrëveshjeje.

Siç shihet në pamjet e EO, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Nuk dihen ende detaje tjera.