Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se personi i raportuar i humbur, Yll Hyseni, 18 vjeçar nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, është gjetur fatkeqësisht pa shenja jete.
Në njoftimin e shoqatës thuhet se ekipet e kërkim–shpëtimit, së bashku me banorët e fshatit dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një operacion të gjatë dhe të koordinuar deri në lokalizimin e trupit të të ndjerit.
“Dua t’i falënderoj të gjithë banorët e fshatit dhe Policinë për bashkëpunimin. Zoti ju shpërbleftë për kontributin që dhatë deri në gjetjen e tij”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Policia tashmë ka marrë përsipër procedurat e mëtejme ligjore.