Policia e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj, ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve në terren, janë shqiptuar gjithsej 40 gjoba dhe janë konfiskuar 5 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se kontrollet do të intensifikohen edhe në ditët në vijim, me qëllim të përmirësimit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të ligjit.
Autoritetet apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.