Kosova paguan shtrenjtë për ‘egot’ e liderëve: vizion shtetëror apo garë protagonizmi?
Politika e jashtme e Kosovës po shfaqet si një duel institucional, ku kontradiktat dhe mesazhet e paqarta po e zbehin peshën ndërkombëtare të vendit.
“Është kalkulim politik dhe ego”, thotë Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, duke e përshkruar sjelljen e liderëve si një garë protagonizmi në vend të një vizioni shtetëror të përbashkët.
Me botën që ndryshon shpejt dhe zhvillimet gjeopolitike që prekin drejtpërdrejt Ballkanin, Kosova përballet me një pyetje të madhe: a do të arrijë të bashkojë vizionin e saj shtetëror, apo do të vazhdojë të paguajë faturën e egove politike?