By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Dy policë arrestohen në Pejë, IPK: Kërkuan ryshfet nga një qytetar për të shmangur gjobën
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Dy policë arrestohen në Pejë, IPK: Kërkuan ryshfet nga një qytetar për të shmangur gjobën
Lajme

Dy policë arrestohen në Pejë, IPK: Kërkuan ryshfet nga një qytetar për të shmangur gjobën

E përditësuar: 20.04.2025
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Dy zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë janë arrestuar sot nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas IPK-së, arrestimi ka ardhur pas informacioneve të pranuara nga një qytetar, i cili ka pretenduar se dy policët i kishin kërkuar para për të mos i shqiptuar një gjobë gjatë një kontrolli rrugor.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot informacione nga një qytetar që pretendonte se dy zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë kishin keqpërdorur detyrën zyrtare. Sipas qytetarit, ata e kishin ndaluar në një pikë kontrolli dhe i kishin kërkuar një shumë parash për të mos i shqiptuar gjobë,” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas veprimeve hetimore paraprake, të dy zyrtarët janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe me vendim të prokurorit të rastit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për të parandaluar çdo ndikim në hetim dhe për të ruajtur integritetin e procesit, IPK ka rekomanduar suspendimin e dy policëve nga detyra.

“Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me kompetencat ligjore të IPK-së dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse,” thuhet më tej në deklaratë.

IPK falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe thekson përkushtimin e saj për forcimin e integritetit brenda Policisë së Kosovës. Po ashtu, bëhet e ditur se çdo informacion i raportuar përmes Linjës së Kaltër pa pagesë (0800 03 333) trajtohet me profesionalizëm dhe konfidencialitet të plotë.

OdeonPress 20/04/2025 20/04/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025
Liverpooli fiton ndeshjen e sotme ndaj Brighton 2-0 në Premier League
Sport 13/12/2025
Trump kërkon që Ukraina të dorëzojë territor. Kievi ka një kundërpropozim
Lajme 13/12/2025
Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë
Lajme 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?