FC Drita u mund bindshëm 3–0 nga AZ Alkmaar në ndeshjen e sotme të League Stage në UEFA Europa Conference League, në një duel ku holandezët treguan efikasitet maksimal.
AZ kaloi në epërsi herët, me Sven Mijnans që shënoi në minutën e 17’, pas një asistimi nga Isak Steiner Jensen, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0–1.
Në minutën e 58’, alkmaarasit dyfishuan avantazhin falë një aksioni të shpejtë që u finalizua nga Isak Jensen, me asistim të K. Smit, duke e çuar ndeshjen në 0–2.
Goditja e fundit erdhi në minutën e 90’, kur I. Sadiq shënoi golin e tretë pas një kombinimi me M. De Wit, duke vulosur fitoren 0–3 për AZ Alkmaar.
Drita nuk arriti të gjente rrugën drejt golit, ndërsa miqtë shfrytëzuan çdo rast për të marrë tre pikë të rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit.