Aventura e Dolce në “Grande Fratello” ka përfunduar – dhe një kapitull i ri po nis në Kosovë.
Pas një periudhe të gjatë në shtëpinë e famshme italiane, Dolce ka vendosur të largohet nga reality-show dhe të kthehet në Kosovë.
Vendimi i saj ka krijuar shumë diskutime mes fansave, të cilët presin të shohin vazhdimin e rrugëtimit të saj. Dolce, e njohur për karakterin e fortë, pritet t’i bashkohet “BBVK”, duke hyrë në një ambient krejtësisht të ndryshëm.
Rikthimi i saj në Kosovë shihet si një mundësi për të treguar anët e saj më të mira dhe për të sjellë eksperiencën nga Italia. Tashmë, të gjithë janë kuriozë të shohin se si do të zhvillohet dinamika e saj në “BBVK”.
A do të arrijë të fitojë zemrat e publikut kosovar ashtu si në Itali? Fansat e pretendojnë një aventurë të re plot emocione – përgjigjen do ta japë koha.