Dita e Pavarësisë, mesazhi i kryeparlamentares Elisa Spiropali: Ta çojmë flamurin e Kastriotit në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një mesazhi.

Spiropali shprehet se duhet ta “çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës”.

Mesazhi i Spiropalit:

GËZUAR DITËN E FLAMURIT

112 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, që na bashkon, afron dhe frymëzon, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në BE dhe të bëhemi një yll i shtuar në flamurin e familjes së madhe të Europës, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka.