Lajme

“Dita e Kosovës”: FFK thirrje tifozëve, Policia me plan operativ për ndeshjen me Izraelin

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues para ndeshjes me Izraelin, duke ftuar tifozët ta mbështesin Kombëtaren deri në fund.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar dhe po zbaton një plan operativ për sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Masat kanë nisur që nga mbërritja e ekipit të Izraelit, përfshirë përcjelljen dhe sigurimin e tij gjatë lëvizjeve në Kosovë.

Burimi: Klan Kosova, Telegrafi