Diplomatja amerikane i bën thirrje Kurtit: Bashkëpunoni për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, bashkë me ambasadorët e vendeve të Quint-it, u takuan sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gjatë takimit, diplomatja amerikane theksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të qëndrueshme, në përputhje me Kushtetutën.
“Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në rrjetin social X.