Dimal Basha: Votimi i Nenad Rashiqit është akt patriotik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në konferencën e sotme u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën tonë sepse do të kemi një serb, pra një deputet që përfaqëson interesat e qytetarëve të kësaj republike dhe e njeh Republikën e Kosovës,” tha Basha.
Ai sqaroi se procedura për zgjedhjen e Rashiqit nuk ka përfunduar dhe se kandidatura e tij ka ende dy mundësi tjera për t’u votuar.
“Mendoj që është një akt patriotik që sot ta votojmë dhe në Kryesi të Kuvendit ta kemi një nënkryetar që e njeh Republikën e Kosovës dhe punon për interesat e saj,” theksoi Basha.