Dështimi i Rashiqit: As i preferuari i Kurtit nuk u zgjodh nënkryetar – VV mjaftohet me 55 votat e veta

Deputeti serb Nenad Rashiq nuk ka arritur të zgjidhet nënkryetar të Kuvendit në procedurën me short.

Nga gjithsej 95 deputetë të pranishëm, votimi përfundoi me:

  • 55 vota pro (të gjitha nga Vetëvendosje),

  • 1 votë kundër

  • dhe 17 abstenime.

Kështu, kandidatura e Rashiqit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme për t’u konfirmuar në këtë post.