Deputetët e rinj të AAK-së dhe Nismës betohen në Kuvendin e Kosovës

Gjatë ditës së sotme pritet të bëhet regjistrimi i deputetëve të rinj nga radhët e koalicionit AAK-Nisma në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej 8 ulëse parlamentare – pesë prej tyre i takojnë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa tre Nismës Socialdemokrate.

Procesi i regjistrimit do të zhvillohet nga ora 09:00 deri në 16:00.

Partitë Vetëvendosje, PDK dhe LDK e kanë përmbyllur këtë procedurë javën e kaluar, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.