Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, ndërsa në vend të tij përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Betim Fazlijin. Kështu Foda duhet të krijojë një treshe të re në mbrojtje.
Kosova luan më 14 nëntor në “Fadil Vokrri” kundër Izraelit dhe më 17 nëntor në Dublin kundër Irlandës, në ndeshjet e fundit të Ligës B të Ligës së Kombeve. Në listë janë tri prurje të reja: Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi.
Burimi: Telegrafi, BalkanWeb



