Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës aktuale politike i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti i parë parlamentar.
Në një prononcim për Gazeta Express, Çitaku theksoi se debati po zhvillohet në mënyrë të gabuar, duke u përqendruar te qëndrimi i PDK-së, ndërsa në të vërtetë duhet të fokusohet tek veprimet e VV-së.
“Nuk është çështja nëse ka ndryshuar qëndrimi i PDK-së, por nëse Vetëvendosje po bën përpjekje për ta zhbllokuar situatën. Ata janë ata që duhet të marrin hapin e parë”, u shpreh ajo shkurtimisht.