Branislav Nikoliq dështon për herë të dytë të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Deputeti i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, ka dështuar sërish të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se Nikoliq nuk mori asnjë votë pro.
Ndërkohë, Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në procesin e votimit, pasi kandidati i tyre i parë, Slavko Simiq, dështoi tri herë me radhë për të siguruar votat e nevojshme.