09.01.2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bllokuar 24 prona të paluajtshme dhe 11 vila në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë, si pjesë e hetimeve kundër të pandehurit G.G. për mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Vendimi për ndalimin e përkohshëm të këtyre pasurive është marrë në bazë të dyshimeve të arsyeshme se ato janë përfituar përmes veprave penale.
Sipas Prokurorisë, vlera e pasurive të bllokuara arrin në qindra mijëra euro, ndërsa sipërfaqja e pronave të ndaluara përkohësisht është 55,687 metra katrorë. Prokuroria shpreh përkushtimin e saj për zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale.