Bedri Hamza u kërkon qytetarëve mbështetje: Besoni në programin tim dhe premtimet e mia!

Bedri Hamza u kërkon qytetarëve mbështetje: Besoni në programin tim dhe premtimet e mia!

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Hajvalisë.

Ai u ka bërë thirrje atyre që të jenë zëri i tij në ditët e ardhshme duke komunikuar me familjet, shoqërinë dhe kolegët për të garantuar për programin e tij.

“Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të jenë zëri im. Unë angazhohem për rritjen e pensioneve me 70%, pagave me 50% dhe ofrimin e granteve deri në 30% të vlerës së investimit. Flisni me të afërmit dhe miqtë tuaj për të siguruar se unë gjithmonë e mbaj fjalën!”, ka deklaruar Hamza.

#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.