Bebe Rexha vjen në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Bebe Rexha vjen në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

bebe rexha vjosa osmani
Presidentja Vjosa Osmani me këngëtaren Bebe Rexha në Presidencë. Foto: Presidenca e Kosovës

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Prishtinë.

Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani në zyrën e saj.

“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja tregoi se në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në “Sunny Hill Festival”, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.

Festivali “Sunny Hill” organizohet nga këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, super-ylli Dua Lipa. /Klankosova.tv