Platforma TikTok Lite, e cila u lançua në Francë dhe Spanjë në prill të këtij viti, është tërhequr përgjithmonë nga Bashkimi Europian. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitonin pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat mund t’i shkëmbenin me kuponë ose karta dhuratash përmes një programi shpërblimi.
Komisionari europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, deklaroi se “programi TikTok Lite Rewards është tërhequr përgjithmonë, pasi mund të kishte efekte të varësisë”. TikTok Lite është një version më i lehtë i aplikacionit TikTok, i cili merr më pak memorie dhe është krijuar për të punuar me lidhje më të ngadalta interneti.
TikTok u zotua ta heqë programin nga të gjitha vendet e BE-së dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, sipas një deklarate të Komisionit Europian.