Bastisje në Prishtinë: Aksion i Madh për Mashtrim!
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton publikun se, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, po realizohet një aksion që përfshin bastisje në disa lokacione. Ky aksion po kryhet pas aprovimit nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe mbi bazën e dyshimeve për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
Në një komunikatë për media, prokuroria informon se detaje të tjera rreth këtij aksioni do të publikohen më vonë.
