Basha s’ndalet: procedura për nënkryetar vazhdon pa Srpskën, vetëm me Rashiqin

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka vazhduar procedurën e zgjedhjes me short të nënkryetarit nga komuniteti serb, edhe pse Lista Serbe – e cila ka nëntë deputetë në Kuvend – refuzoi të marrë pjesë.

Në këtë proces po merr pjesë vetëm deputeti Nenad Rashiq, i cili e kishte propozuar veten më herët për këtë post.

Ndërkohë, Lista Serbe kishte kandiduar Slavko Simiqin, por ai ka dështuar tri herë radhazi të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.