Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Sopije të komunës së Suharekës. Policia e Kosovës raportoi se ngjarja ndodhi dje, pasi kishin marrë informatë për të shtënat.
Njësitet policore arritën të lokalizojnë vendin e ngjarjes dhe të identifikojnë të dyshuarin, një mashkull kosovar me inicialet F.R. (i lindur në vitin 1974). Gjatë kontrollit, u konfiskua një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT me kalibër 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja.
Sipas kumtesës së policisë, prokurori i shtetit ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.