09.01.2026
Mbrëmë në Shtërpcë, një person është arrestuar në gjendje të dehur pasi ka sulmuar një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare në një lokal-kafiteri.
Sipas organeve të rendit, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Shtërpcë. Ndërkohë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
