Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera

Një person është arrestuar në Prishtinë si i dyshuar për vrasje në tentativë, rast që ka ndodhur më 2 qershor në Shalë të Lipjanit.

Atij i janë gjetur një armë zjarri, municion dhe gjësende tjera.

I dyshuari është M.A., i moshës 43 vjeçare.

I dyshuari është M.A., i moshës 43 vjeçare.

Ai është dërguar në mbajtje për veprat penale: “Vrasje në Tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” dhe “Fajde”.